Rudaj synon fitore

Boksi

Rudaj synon fitore

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 11:35
Rudaj e Reis

Sot sytë e fansave të sporteve luftarake do të jenë të kthyer kah Malisheva, qytet në të cilin do të zbarkojë Luan Rudaj, garuesi nga Kosova i sportit Muay Thai.

Ndonëse është lindur dhe rritur në Zvicër, Luani është tejet i lidhur me Kosovën dhe kjo ka qenë një shtytje që ai ta zhvillojë meçin e tij special në vendin tonë.

Rudaj do të synojë ta mbrojë titullin e kampionit të botës.Si kundërshtar, garuesi nga Kosova do ta ketë iranianin, Masoud Reis.

Ky do të jetë edhe meçi kryesor, që do të zhvillohet në palestrën sportive “Habib Zogaj”.

Dyert për shikuesit do të hapen në ora 15:00, teksa programi fillon një orë më vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat