Luan Rudaj mbrojti titullin e kampionit botëror në Muay Thai

Boksi

Luan Rudaj mbrojti titullin e kampionit botëror në Muay Thai

Më: 12 nëntor 2023 Në ora: 08:45
Luan Rudaj

Luan Rudaj mbrëmë e ka mbrojtur titullin e kampionit të botës në sportin e Muay Thai-it (Tai Boks), duke e mundur kundërshtarin e tij Masoud Raeisi.

Rudaj kishte zgjedhur Malishevën, përkatësisht vendlindjen e tij, për mbrojtur dy tituj të kampionit të botës në këtë sport.

Brezin e artë që jepet për kampionët në këtë lloj të sportit luftarak, Rudajt ia dorëzoi kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, i cili edhe  e kishte mbështetur organizmin e këtij meçi për mbrojtjen e titullit të kampionit të botës.

Rudajt e ka fituar përballjen për më pak se një minutë, duke e mbrojtur titullin e kampionit të botës.

Paraprakisht, janë zhvilluar edhe disa ndeshje tjera në këtë sport, në kategori të ndryshme, ku morën pjesë sportistë nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Sllovenia dhe Italia, ndërsa Raeisi, që është nga Irani, është ndeshur si neutral, për shkak të situatës politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat