WBC promovon Ngannou pas sfidës me Furyn

Boksi

WBC promovon Ngannou pas sfidës me Furyn

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 14:35
Pamje nga meçi

Kamerunasi Francis Ngannou është renditur në “Top-10” boksierët më të mirë të kategorisë WBC në peshën e rëndë.

Ky vlerësim për 35-vjeçarin vjen pas debutimit të tij në duelin e humbur me vendim shumice në favor të Tyson Fury.

Paraqitja e mirë e Ngannou, ish-kampion bote në artet marciale mikse, bëri që ai të fitojë mjaft kredenciale edhe si boksier. Ishin të shumtë ata që mendonin se ai ishte superior ndaj Fury, të cilin e hodhi në tapet në raundin e tretë.

Për këtë arsye, WBC e ka renditur Ngannou në “top-10” më të mirët, mes Joe Joyce apo Filip Hrgoviç. Ai ndodhet pas suedezit Otto Wallin (i nënti), që në dhjetor pritet të duelojë ndaj Anthony Joshua në Arabinë Saudite.

Ngannou pritet të vijojë karrierën në boks, ku brenda dy vitesh mund të ketë shansin të duelojë për titullin kampion të këtij Divizioni. Sfida ndaj Fury ishte me 10 raunde, ndaj ai pritet të gjejë një tjetër rival në “top-15” për të ngjitur shkallët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat