Chvarkou dëmtohet në krah, triumf dhe titull për Nelson Hysën

Boksi

Chvarkou dëmtohet në krah, triumf dhe titull për Nelson Hysën

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 23:55
Hysa

Nelson Hysa është fituesi i titullit WBC CISSB në boks për meshkuj. Eventi që u zhvillua në parkun olimpik “Feti Borova” pa shkodranin më superior se rivali i tij Viktar Chvarkou.

Raundi i parë ishte shumë i kujdesshëm nga të dy boksierët, pavarësisht ndonjë goditjeje sporadike të lojtarëve në ring.

Në të dytin, Hysa ishte më përpara kundërshtarit, madje në fund të këtij raundi, 39-vjeçari lëshoi një breshëri të vërtetë grushtesh mbi bjellorusin Chvarkou.

Pas raundit të tretë, Chvarkou pësoi një dëmtim në krah dhe e kishte të pamundur vazhdimin e duelit. Tërheqja e boksierit solli fitoren e 12-të për Nelson Hysën, i cili mbrojti titullin kampion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat