​Caktohen datat për Kampionatin e Kosovës në boks

Boksi

​Caktohen datat për Kampionatin e Kosovës në boks

Më: 20 nëntor 2023 Në ora: 14:16
Foto ilustrim

Federata e Boksit e Kosovës (FboxK) do të organizoj Kampionatin Individual në boks për senior dhe të rinj me 25 dhe 26 nëntor në Palestrën e Sporteve të shkollës fillore “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë.

Siç ka bërë të ditur kjo federatë, të drejtë pjesëmarrje kanë të gjitha klubet e regjistruara në FBOXK për vitin 2023.

Të drejtë pjesëmarrje kanë boksierët që kanë minimum pesë meçe të zhvilluara.

Garat zhvillohen sipas orarit të më poshtëm:

E Shtunë 25 Nëntor ora: 16:00 - Gjysmë finalet

Peshimi i boksierëve 11:00-12:00

E Diele 26 Nëntor ora: 12:00 - Finalet

Peshimi i boksierëve 08:00-09:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat