Murja mposht gjeorgjianin

Boksi

Murja mposht gjeorgjianin

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 19:52
Murja - majtas

Në Feti Borova ka nisur “OTR Fight Club”, një event i cili mbledh boksierët më të spikatur shqiptar.

Ndeshja e parë ishte ajo mes Arjon Kajoshit që mposhti me K.O kolumbianin Ortiz.

Në raundin e tretë, boksieri kundërshtar nuk mundi ta përballonte furinë e Kajoshit dhe u detyrua të dorëzohej.

Ndeshja e radhës ishte ajo mes Ardit Murjes dhe gjeorgjianit Edgari Sarkisiani.

Boksieri që përfaqëson Teutën e fitoi sfidën teksa ishte trupa e arbitrave që vendosi në favor të tij.

Murja ishte gjatë gjithë kohës në avantazh duke sulmuar vazhdimisht kundërshtarin dhe në fund fitorja ishte mëse e meritua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat