Arnold Gjergjaj shpallet boksier i vitit nga WBF

Boksi

Arnold Gjergjaj shpallet boksier i vitit nga WBF

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 12:11
Arnold Gjergjaj

Arnold Gjergjaj është shpallur boksieri më i mirë i vitit nga Federata e boksit profesionist WBF, pasi i njejti gjatë vitit 2023 arriti të fitoj titullin e botës në peshat e rënda si dhe triumfoi për titullin intercontinental, madje edhe duke e mbrojt këtë të fundit.

Cekim se ai për këta tituj kishte mposhtur gjermanin Dominic Vial me KO, mandej Kristap Zutis nga Latvia gjithashtu me ndërprerje dhe në fund boksierin nga Belgika, Bilal Laggoune me pikë.

Përballja e fundit madje “Cobras” i kishte ndihmuar shumë edhe në zbritjen ne rank listën botërore duke e renditur ne pozitën e 55-të.

Duhet cekur se pasi Cobra arriti rezultate shumë pozitive në këtë periudhe, në adrese të tij arritën shume oferta te mëdha si në Arabinë Saudite dhe Dubai për titull , ndër të tjera, Manuel Charr (kampion WBA) dhe Agit Kabayel (kampion EBU). Ndryshe, Arnoldi falënderon stafin e tij për gjithë këto suksese që ka arrit ne vitin 2023 si dhe premton që ne vitin 2024 do të luftoj edhe për tituj tjerë.

Cekim se ndeshjen ardhshme boksieri shqiptar do ta zhvilloj më 13 janar 2024 në Grand Basel Casino kurse kundërshtar i tij do të jetë Dennis Lewadovski nga Gjermania.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat