Krenar me medalje

Boksi

Krenar me medalje

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 16:33
Adam Maca - amjtas

Adam Maca, nënkampioni i Botës për moshën deri në 16 vjeç në boks, është pritur si hero në Aeroportin “Nënë Tereza” të Rinasit të martën në mesditë. Jo vetëm tifozë, por dhe drejtues të Federatës Shqiptare të Boksit, Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Maca do të tregonte se ishte i kënaqur me medaljen e tij.

 “Jam shumë i lumtur që në përfaqësimin tim të parë për Shqipërinë arrita të marrë medaljen e argjendtë.

Sigurisht që do të kisha dashur dhe të artën, megjithatë premtoj se i tillë do të jem dhe në vazhdim, gjithnjë nën flamurin kuqezi”, thotë Maca

I kënaqur dhe i ati, por mbi të gjitha trajneri Klaudio Çekini, që e njihte më parë talentin e Macës.

"Me të gjithë punën dhe mundin që kemi bërë me presidentin për të sjellë Adamin në Shqipëri besoj se u shpërbly", shpjegon trajneri Çekini

"Ia arritëm dhe morëm medaljen ashtu sikur deshëm ne", thekson Vladimir Maca

Medalja e argjendtë e Adam Macës është vlerësuar dhe nga Florend Kalivopulli, Endrit Hoxha dhe Erlind Pëllumbi

"Klaudio në një krahë, ne si Federatë në anën tjetër, babai i Adamit me familjarët nga Anglia kemi punuar fort derisa e realizuam, sepse ishim të bindur në medalje", shpjegon Florent Kalivopulli

"Nga Alban Beqiri si vendi i tretë në Botë për të rritur tani kemi Adamin me të cilin mund të krenohemi", nënvizon zëvendësministri Endrit Hoxha.

"Unë besoj se është një nga arritje më të mëdhaja që ka arritur jo vetëm boksi, por dhe sporti shqiptar në tërësi", ka përfunduar Erlind Pëllumbi..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat