Krasniqi e Demolli marrin pjesë në Kongresin e IBA-së në Dubai

Boksi

Krasniqi e Demolli marrin pjesë në Kongresin e IBA-së në Dubai

Nga: K.G. Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 13:58
Latif Demolli dhe Enver Krasniqi

Në Dubai po mbahet Kongresi i Federatës së Boksit Botëror - IBA.

Në Kongres marrin pjesë edhe dy përfaqësues nga vendi ynë, Enver Krasniqi – kryetar i Federatës së Boksit të Kosovës dhe Latif Demolli – sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës.

Krasniqi dhe Demolli përveç pjesëmarrjes në Kongres, kanë pas takime të shumta me homologët e tyre.

Ata biseduan me theks të veçantë për boksin dhe si të ndihmohet boksi  ynë.

"Kryetari i Federatës së Boksit Enver Krasniqi dhe sekretari Latif Demolli po marrin pjesë në Kongresin e Federatës Botërore të boksit – IBA”, njofton federata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat