Spektakël me dy duele për titullin kampion

Boksi

Spektakël me dy duele për titullin kampion

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 15:10
Pamje nga një duiel

Më 17 dhjetor, në T-Mobile Arena të Las Vegas do të zhvillohet eventi UFC-296 në artet marciale mikse.

Ky është eventi i fundit i madh i këtij viti në MMA, ndaj dhe do të mbyllet ashtu si duhet, me dy duele për titullin kampion bote.

Sfida kryesore e mbrëmjes është ajo për titullin e peshës “welterweight” (pesha deri 77kg). Në kafaz do të ngjitet kampioni i botës në fuqi, anglezi Leon Edwards (21 fitore, 3 humbje e 1 duel pa rezultat), që përballë do të ketë sfidantin amerikan Colby Covington (17 fitore e 3 humbje).

Për Covington kjo është mundësia e tretë për të fituar titullin kampion të kësaj peshe, teksa ka humbur në dy rastet e para. Për Edwards kjo do të jetë hera e dytë që do të mbrojë titullin e këtij Divizioni.

Sfida e dytë për titull është ajo në peshën “flyweight” (pesha deri 57kg). Kampioni i botës në këtë peshë, braziliani Alexandre Pantoja (26 fitore e 5 humbje), do të mbrojë titullin ndaj amerikanit Brandon Royval (15 fitore e 6 humbje).

Kjo është hera e parë që Pantoja e mbron titullin e këtij Divizioni. dy luftëtarët janë përballur edhe më parë mes tyre, në vitin 2021, me Pantoja që e fitoi atë duel me “submission”.

Duelet kryesore të UFC-296

Leon Edwards-Colby Covington

Alexandre Pantoja-Brandon Royval

Shavkat Rakhmonov-Stephen Thompson

Tony Ferguson-Paddy Pimblett

Vicente Luque-Ian Machado Garry

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat