Hysa synon titullin WBF

Boksi

Hysa synon titullin WBF

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 11:43
Hysa në mes

Nelson Hysa do të duelojë të shtunën në mbrëmje për titullin WBF Intercontinental Heavyweight. Boksieri shkodran do të ndeshet me numrin një të Venezuelës, Luis Jose Marin Garcia.

“Gjiganti” kuqezi do të përballet me një nga boksierët më të mirë të peshës së tij, këtë herë në Offenbach të Gjermanisë.

Hysa, i pamposhtur në 13 ndeshjet e tij në boksin profesionist, synon të ruajë pathyeshmërinë duke regjistruar fitoren e 14-të në karrierë.

11 nga 13 fitoret e tij, Hysa luftëtari shkodran i ka arritur me “knock out”.

Teksa synon që edhe këtë herë t’u bëjë një dhuratë të bukur për festat e fundvitit tifozëve kuqezi.

Kundërshtari i Hysës numëron 13 fitore, prej të cilave 9 me KO. Në këtë eveniment do të boksojnë dhe Alban Bërmeta, Arjon Kajoshi, Gelian Rajku, Alban Beqiri, Senad Drini, Rexhildo Zeneli dhe Elsidita Selaj.

The Fist of Fire do të vijë live dhe ekskluzivisht në ekranin e Supersport 6, të shtunën në mbrëmje duke nisur prej orës 17:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat