Nelson Hysa kalon me fitore Florian Markun, rrëmben edhe titullin WBFI

Boksi

Nelson Hysa kalon me fitore Florian Markun, rrëmben edhe titullin WBFI

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 18:31
Pamje nga një meç

Nelson Hysa vijon të regjistrojë suksese në boksin profesionist, teksa mbrëmjen e së shtunës ka shënuar fitoren e radhës.

39-vjeçari shkodran ka mundur me KO që në raundin e parë numrin një të Venezuelës, Luis Joze Marin Garsia, në duelin e zhvilluar në Ofenbah të Gjermanisë.

Një triumf që i dha kampionit kuqezi edhe titullin WBF Interkontinental të peshave të rënda. Kjo ishte fitorja e 14-të për Hysën në po kaq duele të zhvilluara, ndërsa 12 kanë ardhur me KO.

Me këtë sukses Hysa kalon, për sa i përket numrit të fitoreve, Florian Markun, i cili numëron 13 triumfe dhe 1 barazim. Por ndryshe nga Marku, boksieri shkodran ka veshur gjithashtu edhe dorezat e boksit olimpik, teksa për gati dy dekada është kampion absolut në Shqipëri.

Në mbrëmjen e boksit në Ofenbah u ngjitën në ring edhe boksierë të tjerë të talentuar shqiptarë, teksa titullin WBFI në kategoritë e tyre e fituan dhe Arjon Kajoshi dhe Geljan Rajku, të cilët triumfuan me pikë.

Fitore shënuan gjithashtu edhe Alban Bërmeta, Senad Drini, Lulzim Ismaili dhe Rexhildo Zeneli. Barazim në ndeshjen e saj të parë si profesioniste për Elsidita Selajn kundër gjermanes Naomi Mannes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat