Aziz Salihu shpesh e përmend këtë njeri

Boksi

Aziz Salihu shpesh e përmend këtë njeri

Nga: K. Goca Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 16:25
Aziz Salihu e Mate Parllov

Legjenda e boksit të Kosovës, Aziz Salihu, shpesh herë i kujton kohërat e arta të tij në vitet e 80-ta.

Salihu është fitues i medaljes së bronztë në Lojërat Olimpike në vitin 1984 në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës..

Sportisti i Shekullit shpesh e përmend një emër të madh të boksit.

Është fjala për kroatin Mate Parllov që ka ndërruar jetë në vitin 2008.

Salihu thotë se Parllov është sportisti më i mirë i të gjitha kohërave të ish-Jugosllavisë.

Parllov është kampion olimpik në kategorinë -81 kg në vitin 1972 në Munih të Gjermanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat