Bie poshtë përballja me Wilder, kjo do të jetë lufta e radhës e Joshuas pas fitores ndaj Wallin

Boksi

Bie poshtë përballja me Wilder, kjo do të jetë lufta e radhës e Joshuas pas fitores ndaj Wallin

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 09:21
Anthony Joshua

Eddie Hearn ka zbuluar se Anthony Joshua do të ndeshet me Filip Hrgovic pas një fitoreje të bujshme kundër Otto Wallin.

Joshua fitoi ndaj Wallin, pasi ky i fundit e dorëzoi meçin në fund të raundit të pestë për shkak se nuk arriti të vazhdojë.

Joshua kishte nënshkruar për të luftuar Deontay Wilder-in e radhës në një super-luftë.

Por amerikani u mposht nga Joseph Parker, me vendim të gjyqtarëve 118-111, 118-110 dhe 120-108.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat