Salihu: Edhe viti 2024 do të jetë i suksesshëm 

Boksi

Salihu: Edhe viti 2024 do të jetë i suksesshëm 

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 14:22
Avdyl Salihu - majtas

Viti 2023 po përfundon, dhe pas mbeten vetëm dëshmitë e punës gjatë vitit, që edhe kësaj radhe ishin mjaft frytdhënëse për karrierën e në boksin profesionist të Avdyl Salihut!

“Sivjet isha ndërmjetësues kryesor  (Matchmaker) i 25 spektakleve të fuqishme në Evropë si dhe Kanada ndërkohë isha edhe ndërmjetësues i 6 ndeshjeve për Tituj në IBO, WBF e BDB.

Normal e gjithë kjo nuk do ishte e mundur pa bashkëpunimin korrekt dhe profesional që kam me promotor dhe manager nga gjithë Evropa dhe i falënderoj ata për besimin që më kanë dhënë. 

Nga ana tjetër si menaxher i disa boksierëve që posedoj kam arrit vetëm fitore 100%...

Besoj shumë se edhe viti 2024 do jetë i suksesshëm dhe kjo arrihet vetëm me punë, punë dhe vetëm punë”, - tha Salihu, menaxher. 

Cilat ishin ndërmjetësimet?

Kasim Gashi vs Almir Skrelj – UBF Europa
Arnold Gjergjaj vs Dominic Vial – WBF INTERCONTINENTAL
Besir Ay – Dustin Aman – BDB German Titel
Arnold Gjergjaj vs Kristap Zutis – WBF INTERCONTINENTAL 
Arnold Gjergjaj vs Bilal Laggoune – WBF WORLD 
Egzon Maliqaj vs Novak Radulovic – IBO International

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat