KB Vushtrria me disa çmime

Boksi

KB Vushtrria me disa çmime

Nga: K.G.. Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 19:21
KB Vushtrria

Vushtrria ka marrë disa çmime sot në shpalljen e më të mirëve nga Federata e Kick-Box-it të Kosovës.

Drejtuesit e klubit mburren me disa garuesit që janë një potencial edhe për të ardhmen.

“FKB e Kosovës sot shpalli laureatët e vitit 2023.

Nga KKB  Vushtrria - (Team Menxhiqi) Vushtrri, ky vit ishte viti i suksesit me i lartë qe nga pranimi i FKB e Kosovës në ËAKO ku u arrit medalja e argjendtët e ky kush tjetër përveç garuesi nga Team Menxhiqi: Rron Kasumi. 

Rron Kasumi, kampion shtetëror dhe kampion mbarëkombëtar, nënkampion Evropian për junior i cili sot u shpall kik-boksier më i mirë i vitit për junior.
Doneta Menxhiqi në këtë vit arriti katër medalje ari në nivel shtetëror dhe mbarëkombëtar se dhe për herë të parë mori pjesë në Kampionatin Botëror e cila zuri vendin e pestë, sot u shpall kik-boksier më e mirë për senior në konkurrencën e vajzave.

Esma Hasani në këtë vit arriti të bëhet kampion shtetëror si dhe kampione mbarëkombëtare e cila u rendit në vendin e dytë kick-boksier e vitit në konkurrencën e vajzave. 

Shaban Duraku kampion shtetëror dhe kampion mbarëkombëtar sot u rendit në vendin e pestë për senior”, - shkruan në faqen e klubit Vushtrria..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat