Reagon federata: Ku mbet gjenerata e artë e KB Prishtina?

Boksi

Reagon federata: Ku mbet gjenerata e artë e KB Prishtina?

Nga: K.G. Më: 2 janar 2024 Në ora: 18:19
Gjenerata e artë e Prishtinës

Federata e Boksit e Kosovës ka reaguar në lidhje me dekoratat në fund të vitit nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.  

Federata e Boksit të Kosovës, pyet se ku mbetet gjenerata e artë e klubit të boksit Prishtina.  

“Ku mbet gjenerata e artë e KB Prishtina?

Iniciativë e mirë e presidentes Vjosa Osmani për të dekoruar me mirënjohje dhe medalje presidenciale ish sportistët për kontributin e dhënë gjatë viteve!

Por, shtrohet pyetja, ku mbet gjenerata e artë e Klubit të Boksit Prishtina, e cila ishte 5 herë kampion dhe 6 herë nënkampion të ish Republikës Federative të Jugosllavisë?

Krahas kësaj, boksierët tanë ishin fitues të të gjitha medaljeve; Olimpike, Botërore, Evropiane, Mesdhetare dhe Ballkanike”, reagon federata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat