Shqiptari shkatërron brazilianin dhe feston me flamurin kuqezi

Boksi

Shqiptari shkatërron brazilianin dhe feston me flamurin kuqezi

Më: 2 janar 2024 Në ora: 23:35
Bernardo Sopai

Sportistët shqiptarë po arrijnë të shkëlqejnë anembanë botës, në disiplinat ku ata marrin pjesë.

Një nga këta është edhe fieraku Bernardo Sopai, i cili po e tregon veten në sportet luftarake.

23-vjeçari, që merr pjesë në MMA, mori fitoren e tretë radhazi mbrëmë në “Allstars Fight Night 4” në Stokholm.

Fieraku u përball me brazilianin 28-vjeçar, Xhovane Vargas, në ngjarjen kryesore të aktivitetit. Bernardo Sopai arriti të mposhtë brazilianin Vargas që në raundin e parë, kjo falë nisjes së vrullshme që i bëri takimit

23-vjeçari shqiptar ka një bilanc pozitiv prej 10 fitoresh, një barazim, si dhe dy humbje në MMA. Sopai konsiderohet si një nga talentet më të mëdhenj në Suedi në kategorinë MMA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat