​Sadiku e Bajoku më të mirët e boksit për vitin 2023

Boksi

​Sadiku e Bajoku më të mirët e boksit për vitin 2023

Më: 10 janar 2024 Në ora: 14:30
Foto ilustrim

Donjeta Sadiku dhe Shpëtim Bajoku janë shpallur boksierët më të mirë nga Federata e Boksit të Kosovës për vitin 2023.

Viti i kaluar u cilësua si shumë i suksesshëm për boksin e Kosovës. Kryetari i Federatës së Boksit të Kosovës, Enver Krasniqi theksoi se gjatë viti 2023 janë organizuar dhe zhvilluar 42 turne ndërkombëtar.

Krasniqi: Jemi ndër federatat më të suksesshme

“Federata e Boksit të Kosovës përmbyll vitin kalendarik 2023 me suksese të mëdha duke fituar 36 medalje nga kampionatet evropiane, kampionatet ballkanike dhe turnetë ndërkombëtar. Boksierët kosovar fituan medalje dhe kupa nga turnetë ndërkombëtar që janë në kalendarin evropian dhe botëror. Federata e Boksit të Kosovës ka zhvilluar gjithsejtë 42 turne, 18 kombëtare dhe 24 ndërkombëtare përfshirë Kampionatin Evropian, kualifikimet për Lojëra Olimpike për meshkuj dhe femra senior. Kampionatin Evropian për të rinj junior shkollarë, Kampionatin Ballkanik për të gjitha grupmoshat dhe kampionatin individual të Kosovës për të gjitha grupmoshat...Jemi ndër federatat më të suksesshme në organizimin dhe pjesëmarrjen në gara dhe aktivitete sipas programit të paraparë.”, tha Krasniqi.

Çmimin për Donjeta Sadikun e cila është jashtë vendit e mori ish-boksierja Marigona Beadini e cila në emër të Donjetës tha se ajo është shumë e lumtur për mbështetjen e madhe që gëzon në komunitetin e sportit.

Brahimi: Sadiku është falënderuese për mbështetjen e të gjithëve

“Me porosi të Donjetës, desha të iu përshëndes të gjithëve, të iu falënderoj të gjithë për kontributin që keni dhënë që Donjeta t’i arrijë këto rezultate. Donjeta fillimisht përkrahjen edhe forcën që e ka gjetur për t’i arritur këto medalje më ka porositur që ta falënderoj kryetarin e federatës Enver Krasniqin, pastaj sekretarin Latif Demolli dhe të gjithë të tjerët që i keni qëndruar pranë dhe që ia keni lehtësuar për t’i marr dy medalje historikë dhe të gjitha rezultatet tjera edhe vullnetin që e ka tani drejt olimpiadës. E shfrytëzoj rastin unë personalisht që t’iu them të gjitha vajzave të reja boksierë që ato ta ndjekin rrugën e Donjetës edhe ta kuptojnë që me punë dhe vendosmëri e përkushtim do ta bëni krenare veten”, tha Brahimi.

Ndërsa Bajoku, pasi mori çmimin kishte vetëm dy fjalë për t’i thënë

Bajoku: Unë nuk di të flas, por për t’u rrahur po

“Unë nuk di të flas, por për t’u rrahur e dini vendin”, tha shkurtimisht Bajoku.

Gjyqtari më i mirë u shpall Latif Demolli, kurse punëtori më i mirë sportiv u shpall Sylejamn Voca.

Çmimin klubi më i mirë e mori KB “Gollaku”, ndërsa me mirënjohje për kontribut në zhvillimin e boksit u nderua Agjencia e Lajmeve “KosovaPress”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat