Spektakël dhe emocione në kafaz

Boksi

Spektakël dhe emocione në kafaz

Më: 16 janar 2024 Në ora: 11:51
Foto ilustrim

Këtë fundjavë (20 janar), në Toronto të Kanadasë, do të zhvillohet eventi UFC-297 në artet marciale mikse.

Një event mjaft interesant, pasi do të zhvillohen dy duele për titullin kampion bote, një prej të cilëve është vakant. Në total, në këtë mbrëmje do të zhvillohen 12 sfida në kafaz.

Për meshkuj, do të zhvillohet dueli për titullin kampion bote të peshës së mesme. Kampioni në fuqi, amerikani Sean Strickland (28 fitore, 5 humbje), do të mbrojë titullin ndaj afrikano-jugorit Dricus du Plessis (20 fitore, 2 humbje).

De Plessis ka fituar 8 duelet e fundit dhe synon të rrëmbejë titullin, ndërkohë që Strickland e mbron për herë të parë atë.

Mjaft interesante sfida për titullin vakant në peshën “bantamweight” (pesha deri 62kg) në artet marciale mikse për femra. Përballë njëra-tjetrës janë amerikania Raquel Penington (15 fitore, 8 humbje) dhe braziliania Mayra Bueno Silva (10 fitore, 2 humbje, 1 barazim, 1 duel pa rezultat).

Për Penington kjo është hera e dytë që duelon për titullin e këitj Divizioni dhe është në formë, pasi ka fituar 5 duelet e fundit. Gjithsesi, të dyja luftëtaret rikthehen në kafaz pas një viti mungesë.

UFC-297, duelet kryesore

Sean Strickland – Dricus du Plessis

Raquel Penington – Mayra Bueno Silva

Neil Magny – Mike Malott

Chris Curtis – Mar-Andre Barriault

Arnold Allen – Movsar Evloev

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat