​Me Sadikun dhe tre boksierë të tjera Kosova përfaqësohet në turneun e boksit “Strandja”

Boksi

​Me Sadikun dhe tre boksierë të tjera Kosova përfaqësohet në turneun e boksit “Strandja”

Më: 31 janar 2024 Në ora: 13:41
Donjeta Sadiku

Ekipi i Kosovës në boks me 2 shkurt udhëton në Bullgari që të marr pjesë në turneun më të madh ndërkombëtar në kalendarin e Federatës Botërore IBA “ STRANDJA”.

Në këtë turne që është i 75-ti me radhë që do të mbahet nga 4 deri më 11 shkurt 2024 në Sofje të Bullgarisë.

Kosova përfaqësohet me boksieren Donjeta Sadiku, dhe boksierët Bashkim Bajoku Loris Idrizi dhe Taulant Jakupi, transmeton KosovaPress.

Në këtë turne ishte paraparë që të marr pjesë edhe boksieri Shpëtim Bajoku po për shkak të një lëndimi nuk ia ka dalur.

Në këtë turne janë paraqitur për marr pjesë 44 shtete nga 6 kontinente, pra një mini kampionat botëror, me më shumë se 460 përfaqësues nga e gjithë bota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat