Vdes boksieri pas goditjeve gjatë meçit

Boksi

Vdes boksieri pas goditjeve gjatë meçit

Nga: K. G. Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 14:21
Pamje nga meçi i 26 dhjetorit 2023

Boksieri japonez Kazuki Anaguchi vdiq si pasojë e lëndimeve në kokë gjatë një meçi me boksierin Seiya Tsutsumi.

Boksieri japonez ka qenë në spital që nga lufta e tij me Seiya Tsutsumi më 26 dhjetor.

Komisioni Japonez i Boksit konfirmoi se Anaguchi, 23-vjeçari, ka vdekur.

Anaguchi humbi vetëdijen dhe u dërgua në spital ku u krye një operacion në tru për të hequr një hematomë subdurale (gjakderdhje në tru).

Ai qëndroi në koma që nga ajo kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat