Boksieri shqiptar nuk përmbahet, vesh kuqezi ringun e Londrës

Boksi

Boksieri shqiptar nuk përmbahet, vesh kuqezi ringun e Londrës

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 22:07
Jurgen Uldedaj

Boksieri i talentuar shqiptar fiton meçin me John Franck Mendy në versionin IBO Mediterranean!

Jurgen Uldedaj është kampion bote në versionin IBO Mediterranean, ndërsa gjithçka ka ndodhur në mbrëmjen e së shtunës në Londër.

Përballë Uldedajt ishte Xhon Frenk Mendi në një meç me dhjetë raunde, të cilën në fund boksieri i talentuar lezhjan e ka fituar me pikë.

Kjo ishte fitorja e gjashtëmbëdhjetë në karrierë e Jurgen Uldedajt, 6 prej të cilave i ka patur me nokaut, ndërsa numëron vetëm një humbje.

Flamuj kuqezi dhe festë shqiptare në Londër, atje ku të gjithë kanë mbetur të kënaqur me këtë sukses të Jurgen Uldedës, që pritet të pasohet me të tjera ndeshje në Mynih, apo dhe pse jo për një titull më të madh të rëndësishëm botëror në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat