Floriani : E dija që serbi nuk e duron grushtin, ja çfarë i bëra!

Boksi

Floriani : E dija që serbi nuk e duron grushtin, ja çfarë i bëra!

Nga: Kemajl Goca Më: 25 prill 2017 Në ora: 12:21
Florian Mark kur u shpall fitues ndaj serbit

Florian Marku me luftën e tij të jashtëzakonshme e detyroi serbin Stefan Shuskavçeviçin që të dorëzohet për dy minuta, në duelin që u zhvillua në Selanik të Greqisë.  Shqiptarët gjithmonë janë dalluar në sportet luftarake dhe kanë sjellë suksese të mëdha. Marku garojë në disiplinën që njihen si artet marciale (Martial Arts). Synimi i tij është që të jetë sa më lart dhe mëton të përgatitet në çdo aspekt për sfidën e ardhshme në Zvicër. Ai në intervistën për gazetën kombëtare “Bota sot” tregon se a ishte vështirë të mposhtet serbi dhe a u provokua ndonjëherë nga ai.

“Bota sot”: Si ndjeni pas fitores së shpejt ndaj serbit?

Florian Marku: Jam shumë i lumtur, sepse ka pasur shumë domethënie kjo fitore. Nuk bëhej fjalë që të pësoja humbje, luftonim të gjithë bashkë dhe fituam.

“Bota sot”: A keni pritur se për dy minuta do të kryeni punë ndaj  Stefan Shuskavçeviçit?

Florian Marku: E dija që loja do të mbaronte shpejt dhe ashtu ndodhi.

“Bota sot”: Ku ishte arma më e fortë e juaj kundër Stefanit?

Florian Marku: Grushti! E dija që grushtin nuk do ta duronte dot, pra forcën time.

“Bota sot”: I pranishëm ishte edhe Lorik Cana, ish-kapiteni i mirënjohur i kombëtares së Shqipërisë, iu dha edhe më shumë zemër?

Florian Marku: Mu bë qejfi shumë që Lorik Cana erdhi dhe me përkrahu. Ai e ka treguar veten gjithmonë se sa patriot është.

“Bota sot”: A keni hasur në ndonjë provokim gjatë meçit?

Florian Marku: Jo, absolutisht asnjëherë. Aty u dëgjuan veç shqipet tona duke bërtitur dhe më dhanë zemër. I falënderojë shumë.

“Bota sot”: Cila është sfida e radhës?

Florian Marku: Me 27 maj e kam sfidën e radhës përkatësisht në Olten të Zvicrës. Do të përgatitem maksimalisht.

“Bota sot”: Cili është synimi juaj?

Florian Marku: UFC është ëndrra ime, tani që jam futur në këtë sport dhe një ditë do ta arrijë. Besoj shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat