Ky është “bisha” Joshua, që po kërkon të pensionojë Klitschkon

Boksi

Ky është “bisha” Joshua, që po kërkon të pensionojë Klitschkon

Më: 28 prill 2017 Në ora: 23:18
Anthony Joshua

Anthony Joshua nesër (e shtunë) zhvillon meçin më të rëndësishëm në karrierën e tij.

Britaniku 26 vjeçar për kundërshtar do të ketë Wladimir Klitschkon, boksierin që për disa vite ishte i paprekshëm në peshat e rënda në boks.

Joshua, për të arritur kulmin në karrierën e tij, sigurisht që i duhet fitore kundër boksierit që ka 21 vite përvojë në këtë sport, teksa ai vet ka zhvilluar vetëm 18 meçe.

Në meçin e fundit, atë të 18-tin, Joshua ka mposhtur me nokaut amerikanin Eric Molina, ku ka mbrojtur titullin IBF në peshat e rënda.

Joshua për të mposhtur Molinan iu deshën hiç më shumë se tre raunde.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat