Joshua befason për Klitschkon, ja çfarë i thotë

Boksi

Joshua befason për Klitschkon, ja çfarë i thotë

Më: 30 prill 2017 Në ora: 14:41
Joshua e Klitschko

Boksieri britanik. Anthony Joshua, është kampioni i ri i botës në peshat super të rënda të versioneve WBA, IBF dhe IBO. Ai në rundin e 11-të e nokautoi ukrainasin Wladimir Klitschkon. Joshua është krenar për fitoren e madhe të tij në Wembly. “E dija që do të kisha përballë një Klitschko krejt ndryshe pasi humbja e fundit me Furyn e kishte bërë më të fortë dhe në ndeshjen me mua donte të tregonte se ai vazhdon të mbetet kampioni.

Megjithatë besoj se boksova me besim dhe është një nder për mua që rrëzova në tapet një prej kampionëve më të mëdhenj të historisë. E respektoj shumë për atë që ka dhënë për këtë sport dhe për njeriun që është jashtë ringu dhe besoj se vlerësimi i kundërshtarit është dhe çelësi për të arritur fitoren. Të dy patëm momentet tona të mira gjatë ndeshjes por unë isha përgatitur shumë për këtë përballje dhe nuk i lashë asgjë rastësisë. Nëse Klitschko kërkon të ndeshemi sërish, për mua nuk ka kurrfarë problemi”, ka thënë Joshua.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat