Anthony Joshua nga mbrëmë, kur mposhti legjendarin Wladimir Klitschko, është kampion absolut në boksin e peshave të rënda.
Goditjeve të tij nuk mundi t’u bëjë ballë ukrainasi dhe në raundin e 11 u dorëzua, pas disa nokuateve të pësuar nga Joshua.
Por, të mos u përballosh goditjeve të 27 vjeçarit nuk është çudi, ai ka mposhtur edhe 18 kundërshtarët e tij të mëparshëm me K.O.
Përtej kësaj, boksave të Joshuas, përveç njerëzve, s’mund t’u përballojnë as makinat.
Madje as makinat që janë të dizajnuara për t’i goditur.
Para fuqisë së britanikut edhe makina duket thjesht hekurishte e shkatërruar.
Ja një rast kur ai kishte bllokuar një makinë e bërë posaçëm për ta goditur.