Joshua: Do ta mbys me grushte rusin - Bota Sot
Joshua: Do ta mbys me grushte rusin

Boksi

Joshua: Do ta mbys me grushte rusin

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 17:54
Joshua: Do ta mbys me grushte rusin

Boksieri britanik Anthony Joshua, ka deklaruar se është i përgatitur maksimalisht dhe premton fitore me 22 shtator, kundër rusit Alexander Povetkin. Joshua i ka bërë me dije kundërshtarit se do të lëshojë një mori grushtesh drejt tij, që në momentin që do të dëgjohet gongu i parë. Meçi mes dy boksierëve i vlefshëm për titullin kampion bote në peshën e rëndë do të zhvillohet përballë 90 mijë shikuesve në stadiumin “Wembley” të Londrës.

“Kam shumë presion për këtë duel, shumë. Ky është realiteti para kësaj sfide. Të dy ne e dimë se kjo sfidë vlen shumë, por për mua kjo është e njëjta situatë ashtu si edhe para duelit të fundit”, thotë Joshua.  Britaniku zotohet se do ta shkatërrojë rusin sepse mendon se është më i mirë. “Do ta mbys me grushte që në raundin e parë. Do të ngjitem në ring dhe do të gjej një mënyrë për ta fituar këtë duel. Edi që jam në formë të shkëlqyer dhe mezi pres të zhvilloj këtë sfidë”, tha Joshua. Boksieri britanik pranon gjithashtu se kjo është sfida e tij më e vështirë që nga dueli me Klitschkon, që është i vetmi boksier që ka mundur Povetkin.

“Ne jemi të dy boksierë me zemër të madhe dhe të dy e treguam këtë gjë ndaj Klitschkos. Ai që është më i forti do të dalë fitues nga kjo sfidë. Nuk më tremb përvoja e tij, forca e tij, pasi kam gjithë jetën që përballem me boksierë të tillë”, ka thënë Joshua. Dashamirët me të zjarrtë të boksit me drithërima e presin këtë përballje. Joshua është në formën më të mirë dhe i bindur se do të fitojë kundër rusit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...