Fjala e Nazif Gashit para 30 viteve, sot u bë realitet! - Bota Sot
Fjala e Nazif Gashit para 30 viteve, sot u bë realitet!

Boksi

Fjala e Nazif Gashit para 30 viteve, sot u bë realitet!

Nga: Kemajl Goca Më: 1 tetor 2018 Në ora: 13:39
Fjala e Nazif Gashit para 30 viteve, sot u bë realitet!

Klubi i boksit Prishtina, pa dyshim se ka sukseset më të mëdha në histori të klubeve shqiptare. Pesë herë kampion dhe gjashtë herë nënkampion i Jugosllavisë, këtë sukses se ka asnjë klub në vendin tonë! Prishtina ishte fuqi e madhe për të gjitha klubet ish jugosllave, për që teposhtëzën e mori nga viti 1986! Ish boksieri i mirënjohur, Nazif Gashi, para 30 viteve, pra me 4 prill të vitit 1988, kishte dhënë një deklaratë thumbuese ndaj KBO Prishtinës së asaj kohe.

Deklarata e asaj kohe e Gashit shumëkujt nuk i kishte pëlqyer, por që sot ajo deklaratë mund të mbetet edhe si aktuale, kur kihet parasysh se Prishtina e sotme nuk është askund. Ja çfarë kishte thënë Gashi me 4 prill të vitit 1988 në shtojcën e sportit të Rilindjes së asaj kohe. “Na ishte një kohë kur boksi i Prishtinës ishte i mobilizuar. Jipni çdo gjë për të mirën e klubit.

Image

Deklarata e vitit 1988

Asnjëri nuk kalkulonte. Porse, edhe udhëheqësia e asaj kohe, kur unë boksojsha, ishte e mobilizuar. Tash ka talent të boksit, mirëpo, nuk mund të krahasohen me atë boksin e dikurshëm. Më vjen keq që Prishtina ka ardhë në situatë të mos i ketë dhjetë boksierë për luftë, por t'i humbin dy duele pa luftë. Është dëm i madh që Prishtina ka boksierë për klube tjera e nuk ka të mjaftueshëm për veten. Diç, pra, nuk është në rregull. Kjo për Prishtinën nuk është e mirë,-vlerëson atëkohë Nazif Gashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...