Përleshen në konferencë - Bota Sot
Përleshen në konferencë

Boksi

Përleshen në konferencë

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 15:32
Deontay Wilder e Tyson Fury

Deontay Wilder e Tyson Fury kanë eskaluar në konferencën për shtyp, para duelit të tyre të 1 dhjetorit. Konferenca e parë për shtyp u desh të ndërpritej, pasi dy rivalët e peshave të rënda u kapën gjatë konferencës. (mund të shikoni në minutën e 28.00 të vidoes) 

Dyshja u kap kur Fury u ngrit në këmbë dhe kërkoi nga Wilderi që të ngritej edhe ai, për të demonstruar fuqinë e tij.

“Unë nuk jam kundërshtar për një njeri. Jam kampioni i drejtë i botës i peshave të rënda, më i miri nga të gjithë”, tha Fury.

Wilderi shtyu Furyn, që bëri që të ndërhyjë sigurimi për të qetësuar gjakrat. Konferenca nisi me provokime, me Furyn që me t’u ulur premtoi se “do t’i thyente dhëmbët” Wilderit. “Askush nuk mund ta rrah Tyson Furyn. Nëse ndeshemi 30 herë, unë do të fitoja 30 herë”, tha Tyson Fury. “Po të mos të mposht, do të puth të dyja këmbët e tua”, i tha Fury Wilderit.

Dueli i shumëpritur i peshave të rënda në mes të Tyson Furyt dhe kampionit të WBC, Deontay Wilder do të zhvillohet në Los Angeles më 1 dhjetor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...