Donjeta në përgatitje speciale - Bota Sot
Donjeta në përgatitje speciale

Boksi

Donjeta në përgatitje speciale

Nga: K. G. Më: 4 tetor 2018 Në ora: 13:19
Donjeta në përgatitje speciale

Federata e Boksit të Kosovës, bëri të ditur se boksierja e talentuar Donjeta Sadiku, është në përgatitje speciale në Sofje të Bullgarisë. “Boksierja së bashku me trajneren Marjola Sallauka janë në kampin Evropian në Sofje, në përgatitje të përbashkëta me Kombëtaret tjera të Evropës para turneun ndërkombëtar ‘Balkan’, që do të mbahet në Botevgrad të Bullgarisë, nga 11 – 15 tetor. Këto përgatitje janë të mirëseardhura për nënkampionen e botës dhe kampionen evropiane Donjeta Sadiku. Në përgatitje janë më së 60 boksiere dhe mundësojnë që Donjeta të ketë sparingje të forta, të cilat i mungojnë në Kosovë. Në këto përgatitje do t’i bashkohet edhe selektori Besim Brahimi.  Donjeta të jetë e gatshme dhe në formë të mirë për Kampionatin Botëror, që do të mbahet në Indi nga data 12-25 nëntor , ku presim të kthehet me medalje”, bëhet e ditur nga FBOXK-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...