Bici ka filluar përgatitjet intensive për titullin evropian

Boksi

Bici ka filluar përgatitjet intensive për titullin evropian

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 13:24
Bici ka filluar përgatitjet intensive për titullin evropian

 Ervis Bici, djaloshi me prejardhje nga Shqipëria por që jeton dhe vepron në Itali, më 11 nëntor do të zhvilloj një ndeshje tjetër për titull Evrope “Top kombat confederation”, kurse kundërshtar i tij do të jetë francezi, Raphael Parfait. Bici tha se ndihet shumë mirë dhe do të tentoj që ta bëj të vetin edhe këtë titull. “ Për kundërshtarin e di vetëm se ka deri më tani 17 ndeshje në Muay Thai si dhe përballje në MMA. Sipas analizave të stafit tim por edhe të mijat bëhet fjalë për një kundërshtar të fortë dhe për këtë kam filluar përgatitjet intensive edhe atë dy herë në ditë. Si gjithmonë po stërvitem me kushëririn tim Ermirjan Bici si dhe me legjendën e ringut, tajlandezin Sak Kaoponlek”, tha Ervisi i cili shprehet optimist se do të arrij deri tek triumfi. Ndryshe, duhet cekur se përgatitjet kampioni evropian po i zhvillon tani më në palestrën e sapo hapur moderne për këtë sport në Itali.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat