Trajneri i Fury flet për rrugëtimin e vështirë të britanikut gjatë rikthimit në ring - Bota Sot
Trajneri i Fury flet për rrugëtimin e vështirë të britanikut gjatë rikthimit në ring

Boksi

Trajneri i Fury flet për rrugëtimin e vështirë të britanikut gjatë rikthimit në ring

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 00:51
Tyson Fury

Mega dueli Tyson Fury – Deontay Wilder po afron dhe shumë shpejtë do të kemi kënaqësinë ta shohim.

Më 1 dhjetor, në Los Angeles, saktësisht në “Staples Center” do të zbresin dy të pamposhturit e boksit, në kategorinë super të rëndë.

Por, deri tek kjo ndeshje, Tyson Fury ka kaluar një mal me vështirësi. Britaniku ishte përballur me depresion të lartë gjatë disa muajve pasi kishte mposhtur Wladimir Klitschkon. Ai madje ka treguar se një kohë kishte menduar edhe t’i jepte fund jetës së tij.

Për rrugëtimin e tij drejt rikthimit në ring, ka folur edhe trajneri i tij, Ben Davison, shkruan “Givemesport”.

“Në fillim, qëllimi im kryesor ishte të ktheja dashurinë e tij për sportin dhe ta bëja atë të dëshironte stërvitjet. Dukej mision i pamundur fillimisht, sepse të gjithë mendonin se ai ishte i mbaruar. Ndonjëherë ulesha në fotele dhe mendoja se a do të bëhet ndonjëherë kjo punë” ka thënë Davison.

“Të dy rrezikuam me njëri tjetrin. Unë kisha familjen dhe palestrën dhe ai duhej të më falte besimin e tij që unë t’i siguroja atij nivelet e stërvitjeve që ai kishte nevojë” ka vazhduar trajneri.

“Kalova shumë kohë me trajnerë me eksperiencë. E dija kur ta shtyja dhe kur jo (Furyn). Askush nuk do asnjëherë nuk do ta di rrugën e thellë e të vështirë të këtij rikthimi. Vetëm doja ta shihja këtë njeri të lumtur përsëri dhe duke e shijuar jetën” ka përfunduar Ben.

Duket se Fury dhe ekipa e tij kanë punuar jashtëzakonisht shumë për tu rikthyer në ring.

Tashmë, britaniku po afrohet me natën më të madhe në karrierën e tij dhe ai duket se ka shumë besim para kësaj sfide, kundër amerikanit Wilder, që ndryshe njihet si “bomberi i bronztë”.

Një gjë është e sigurt, 1 dhjetori do të jetë natë e spektaklit. Adhuruesit e sporteve luftarake janë në pritje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...