Hapet turneu i boksit, Haradinaj i uron bokserëve luftëra të ashpra dhe fer - Bota Sot
Hapet turneu i boksit, Haradinaj i uron bokserëve luftëra të ashpra dhe fer

Boksi

Hapet turneu i boksit, Haradinaj i uron bokserëve luftëra të ashpra dhe fer

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 18:15
Kryeministri Haradinaj

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori sot pjesë në hapjen e Turneut Ndërkombëtar të Boksit, “Adem Jashari”, edicioni i 20-të, turne ky që ndër vite është organizuar në të gjitha qendrat më të mëdha të Kosovës, ndërkaq sot për herë të parë u mbajt në qytetin e Mitrovicës.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj, pasi falënderoi kryetarin e Federatës së Boksit, Ramadan Selimin, kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtirin, delegatin e  AIBA-s, Viorel Sima nga Rumania, gjyqtarët e boksit, bokserët , fëmijët dhe të gjithë të pranishmit sot, tha se e ka për nder që në emër të Qeverisë së vendit  të shpallë të hapur turneun tradicional të boksit “Adem Jashari”.

Kryeministri Haradinaj, foli edhe për “luftërat” që do të ndodhin në ringun ku edhe u bë hapja solemne e turneut, duke kërkuar nga gjyqtarët ndarjen e drejtësisë, e nga lojtarët përleshje të fortë, por fer.

“Po i them dy fjalë, edhe për luftërat që do të ndodhin në këtë ring por edhe për gjyqtarët. Bokserëve iu uroj luftëra të forta, të ashpra por fer, dhe ata që fitojnë urime, ndërkaq gjyqtarët të ndajnë sot drejtësinë pa bërë lëshime”, tha kryeministri Haradinaj në fjalën e tij para të pranishmëve.

Turneu “Adem Jashari”, ka filluar në vitin 1999 me iniciativën e Klubit të Boksit “Prishtina” dhe pastaj ka kaluar në nivel të Federatës së Boksit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...