Silva rikthehet në kafaz ndaj Israel Adesanya - Bota Sot
Silva rikthehet në kafaz ndaj Israel Adesanya

Boksi

Silva rikthehet në kafaz ndaj Israel Adesanya

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 15:52
Silva rikthehet në kafaz ndaj Israel Adesanya

Sipas ESPN, ish-kampioni i peshës së mesme në UFC Anderson Silva do të ndeshet me yllin e ri të këtij sporti Israel Adesanya në UFC 234, që do të zhvillohet më 10 shkurt në Rod Laver Arena të Melbourne.

Marrëveshja nuk është arritur akoma, por palët kanë rënë dakord të ndeshen.

Adesanya aktualisht ndodhet në vend të tetë të renditjes së peshës së mesme, ndërsa Siva është pas tij në vend të dhjetë.

Adesanya, 29, debutoi shkurtin e kaluar në UFC dhe ka mposhtur Wilkinson, Vettori, Tavares dhe Brunson. Tre prej fitoreve kanë ardhur me bonusin “Paraqitja e Mbrëmjes”.

Ndërkohë Silva, 43, është një nga legjendat e këtij sporti dhe ka që prej shkurtit të 2017 që nuk ka shkelur në kafaz.

Kjo është një sfidë që Adesanya kishte muaj të tërë që kërkonte dhe tani do të ketë mundësinë të testojë aftësitë e tij ndaj një legjende.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...