Vëllezërit e gjeneratë së artë të Prishtinës në vitet e 80-ta, ja ku ndodhen

Boksi

Vëllezërit e gjeneratë së artë të Prishtinës në vitet e 80-ta, ja ku ndodhen

Nga: Kemajl Goca Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 15:13
Skënder e Sahit Hajdini

Klubi i boksit Prishtina është klubi më i suksesshëm në histori, me pesë tituj dhe gjashtë herë nënkampion i shtetit që nuk ekziston më, Jugosllavia.

Prishtina ka qenë sinonim i shqiptarëve dhe ende kujtohen sukseset e saja nga gjeneratat e vjetra, kur boksonin Mehmet Bogujevci,  Xhevdet Peci, Aziz Salihu, Sami Buzolli, Afrim Majanci,  Fatmir Makolli, Abedin Lika, Nysret Rexhepi, Sahit e Skënder Hajdini etj.

Vëllezërit Skënder e Sahit Hajdini, i takuan plejadës së artë të Prishtinës! Ku ndodhen aktualisht? Sipas ish boksierit Abedin Lika, Skënderi është në Francë, Sahiti në Gjermani, kurse Sami Buzolli në Itali dhe Nysret Rexhepi në Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat