Haxhi Krasniqi: Faleminderit Baca Adem, SHBA...

Boksi

Haxhi Krasniqi: Faleminderit Baca Adem, SHBA...

Nga: K. Goca Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 13:41
Haxhi Krasniqi: Faleminderit Baca Adem, SHBA...

Boksieri më i mirë shqiptar, Haxhi Krasniqi, uron Kosovën që u bë me ushtri. Krasniqi emocionon me fjalët e tij, duke falënderuar Komandantin Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës...

“Urime Ushtria Kosovë - Urime Populli im. Si fëmijë në kohën e luftës kam pas shumë idhull jetësor, e ata kanë qenë Ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Faleminderit Baca Adem dhe e mbarë Familja Legjendare Jashari, faleminderit edhe të gjithë Dëshmorëve të tjerë dhe Familjeve të tyre, faleminderit Amerikë, faleminderit Nëna Shqipëri, faleminderit Gjermani dhe faleminderit të gjithë miqve të popullit Shqiptar që sot e kemi Ushtrinë tonë dhe nuk jemi më të rrezikuar në tokat tona, që i banojmë me qindra shekuj”, shkruan Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat