Ermal Meta fillimisht ka refuzuar ftesën për “Festivalin e Këngës”, ja arsyeja e veçantë

Bota e Yjeve

Ermal Meta fillimisht ka refuzuar ftesën për “Festivalin e Këngës”, ja arsyeja e veçantë

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 13:16
Ermal Meta

Kantautori i njohur shqiptar Ermal Meta ndodhet në Shqipëri, pasi do të këndojë në “Festivalin e Këngës” në RTSH.

Me të mbërritur në Tiranë, Ermal ka nisur provat. Por gjatë një konference për shtyp një ditë më parë, Meta ka treguar se në fillim nuk e pranoi ftesën për të qenë pjesë e këtij festivali.

Arsyeja se pse refuzoi ftesën fillimisht ishte nëse nuk e dinte nëse do të ishte në gjendje të përballonte kaq shumë

emocione kur të ngjitej në një skenë kaq të madhe ku këndohej vetëm shqip.

“Kur isha në Shqipëri ndiqja më shumë muzikë klasike, ndikuar nga mamaja. Ndërsa muzika ‘pop’ mori një formë më të theksuar në Itali. Nuk e kam ndjekur shumë muzikën shqiptare. Vetëm disa kam mundur të shoh”, tha Ermal Meta teksa fliste për muzikën shqiptare.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat