23-vjeçarja shqiptare zbulon si u bë pjesë e jurisë ndërkombëtare të modelëve, nga ku janë afirmuar Kivanç dhe Ezel - Bota Sot
23-vjeçarja shqiptare zbulon si u bë pjesë e jurisë ndërkombëtare të modelëve, nga ku janë afirmuar Kivanç dhe Ezel

Bota e Yjeve

23-vjeçarja shqiptare zbulon si u bë pjesë e jurisë ndërkombëtare të modelëve, nga ku janë afirmuar Kivanç dhe Ezel

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 18:05
Margaret Shllaku

Margaret Shllaku është modelja 23-vjeçare nga Shkodra, që u shpall fotomodelja më e mirë në botë për vitin 2017 në Paris të Francës.

Konkurrente në garën “Best Model of the World 2017”, ajo u përfshi edhe në grupin e pesë modeleve më të bukura në botë për vitin 2017. Këtë vit modelja, që synon karrierën në Diplomaci, përfaqësoi Shqipërinë në “Supermodel International 2018”, në Bangkok të Tajlandës.

Por tashmë nga pozicioni i konkurrentes, Margaret e shohim në atë të anëtares së jurisë. Ajo sapo është kthyer nga Turqia, ku merrte pjesë si pjesë e panelit gjykues në “Best Model of the World”, gara ku para një viti mori çmimim “Best Photomode”, ku kishte dhe shqiptarë që konkurronin këtë vit.

Për “Panorama Plus”, Margaret u shpreh: “’Best Model of the World’ është një konkurs bukurie, që ka 31 vite që organizohet në vende të ndryshme. Nga ky konkurs janë zbuluar edhe talente të ndryshme si aktorët e njohur turq edhe në Shqipëri, Kivanç Tatlitug dhe Ezel. Ndaj, falënderoj përzemërsisht gjithë stafin e ‘Best model’, në veçanti drejtorin Erkan Ozerman. Vitin e kaluar unë hyra në ‘Top 5’, duke rrëmbyer çmimin ‘Best Photomodel of the World’, ndërsa konkurronin 40 shtete, mes tyre dhe Shqipëria e Kosova. E nga një konkurrente dhe fituese më bënë një ftesë ndryshe këtë vit për të qenë në jurinë e ‘Best model’ së bashku me Stefan Marenën, i cili është drejtori nacional për Shqipërinë dhe Kosovën në ‘Best model’”, tregon Margaret.

Mes shumë figurave të njohura në jurinë e “Best model” ishin dhe Deliana Nebiu dhe stilistja e njohur me origjinë shqiptare, Fevzyie Camer, që ndryshe e quajnë “Chanel of Turkey”. Sipas Margaret, “konkurronin për Shqipërinë, David Qenanaj, i cili mori çmimin ‘Best Ballkan’ dhe Martina Cullhaj, e cila fitoi çmimin ‘Best Press’, ndërsa për Kosovën Luljeta Gjukaj me çmimin ‘Best Ballkan’”.

Image
Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...