Xhensila rrëfen për herë të parë ndjesitë pas lindjes së vajzës: Shtëpia vjen aromë Ajke

Bota e Yjeve

Xhensila rrëfen për herë të parë ndjesitë pas lindjes së vajzës: Shtëpia vjen aromë Ajke

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 18:47
Xhensila Myrtezaj

Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj dhe aktori i humorit Bes Kallaku, në muajin korrik të këtij viti u bënë prindër për herë të parë. Në jetë erdhi vajza e tyre Ajka.

Edhe pse janë mjaft aktiv në profilet e tyre në rrjetet sociale, Xhensila dhe Besi kanë vendosur që të voglën e tyre ta mbajnë larg syrit të publikut.

Ndërkohë së fundmi, këngëtarja ka dhënë një intervistë për “Revista Class”, ku ka rrëfyer për herë të parë ndjesitë e veçanta dhe emocionet e papërshkrueshme që ka ndjerë pasi ka sjellë në jetë Ajkën.

Gjatë intervistës, Xhensila e ka pranuar se kur bëhet fjalë për të bijën, ajo bëhet edhe më shumë se protektive.

“Është magjike! Kurrë më parë në jetë nuk jam ndjerë më e plotësuar, edhe sa rëndësi i kam kushtuar panevojshmërisë në sa e sa raste. E gjithë shtëpia vjen aromë “Ajke”. Dhe në të vërtetë nuk ja di aspak ndjesinë nëse nuk e provon. Vajza është suksesi im më i madh. Është dueti ynë më i bukur”, është shprehur këngëtarja.

“Kjo është nga të vetmet intervista ku unë flas për vajzën, pasi ajo është e shenjtë për mua, në boten dhe ditët e errëta ku jetojmë që njerëzit janë të etur për ca like apo material për të ushqyer veten dhe të mbushin me të pavërteta. Aq më tepër për shumë të tjerë që fshihen pas një tableti apo celulari, dhe janë vetëm dashakeqë, të gatshëm për të komentuar negativisht edhe për të mirën më të madhe. Kjo është një nga arsyet përse nuk dua të flas për të, pasi është e kulluara dhe e pastra në sytë e mi. Nuk do të mjaftonte jo vetëm kjo intervistë, por krejt jeta ime për të folur për atë çka unë kam ndjerë në këto pesë muaj. Mendoj se çdo nënë ma kupton ndjesinë protektive që unë kam! Në të ardhmen edhe mund të zbutet, por tani jam “kujdes kafshon” kur bëhet fjalë për bijën time”, ka rrëfyer Xhensila Myrtezaj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat