Me ardhjen e festave të fundvitit, shumë prej yjeve të showbiz-it janë bërë më entuziastë, duke gjetur kohë për familjarët e tyre dhe për t’i ekspozuar më shumë momentet e lumtura që kalojnë me ta.
Kështu pra, nën atmosferën e festave nuk mungojnë fotot në Instagram për të sinjalizuar “ardhjen” e Babagjyshit dhe dhuratave.
Në valën e publikimit të këtyre fotove është përfshirë edhe këngëtarja Altuna Sejdi, e njohur si Tuna, teksa në Instagram ka publikuar një set fotografik me të birin, Tian.
Këngëtarja shihet e veshur me të kuqe dhe pozon krah bredhit bashkë me djalin, por në disa prej fotove ka përmbajtje më të lartë erotike seç duhet.
Tuna duket shumë seksi dhe shkëlqen para aparatit fotografik.