Në imagjinatën kolektive është shpëtimtarja me kostum që shkon në plazh, vajza super-seksi që u shfaq 14 herë në kopertinën e revistës së famshme “Playboy”, një ikonë e vërtetë e bukurisë.
Por përveç kësaj, Pamela Anderson është dhe ishte shumë më tepër. Gjatë karrierës së saj si modele, aktore, përfaqësuese reklamash, ajo gjithashtu gjeti kohë për t’u martuar katër herë.
“Më pëlqen të martohem”, ka thënë 53-vjeçarja në një intervistë të gjatë. E para e martesave, ajo që shkaktoi ndjesinë, është ajo me Tommy Lee, ish-bateristi i “Motley Crue”.
“Unë kisha një marrëdhënie tjetër në atë kohë me një person që kisha menduar të martohesha dhe në vend të kësaj ne vendosëm për këtë. Unë kurrë nuk kam keqardhje, kemi dy fëmijë të bukur (Brandon dhe Dylan). Është babai i tyre kështu që kurrë nuk mund ta konsideroj atë një njeri të gabuar”, – tha Pamela, e cila aktualisht është në një lidhje me futbollistin francez të Olimpik Marsejës, Adil Rami, disa vite më i vogël në moshë se ajo.