Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar Soni Malaj ka rrëfyer së fundmi planet e saj për vitin 2019. Në një intervistë për “Mirage”, si rrallëherë ajo ka folur edhe për jetën private dhe të voglën e saj Ana.
Ndërsa përsa i përket martesës, këngëtarja e njohur pohon se nuk ka ndonjë plan të afërt.
“Më beso që nuk e di. Ndonjëherë bëjmë shaka me Klevin dhe themi që do martohemi kur të jemi 50 vjeç se duket sikur nuk ka vlerë, do thonë fëmijët pse nuk ishim në dasmë? Do e bëjmë dasmën 50 vjeç që të na e organizojnë fëmijët”, ka thënë Soni.
Kjo e fundit ka shtuar se vlerë në një marrëdhënie ka mirëkuptimi, respekti, dhe mbështetja. Gjithashtu Malaj është pyetur nëse do të veshë sërish fustanin e bardhë.
“S’e di, herën e parë kur e pashë veten nuse nuk më pëlqeu fare. Por realisht nuk e di sepse nuk është një plan që na shkon në mendje në këtë moment. Unë e kam thënë edhe herë tjetër, ‘Kur digjesh prej qullit, i fryn kosit’, kështu që të shohim”, tha në mbyllje të fjalës së saj Malaj, e cila prej 3-vitesh është e fejuar me partnerin e saj, Klevin.