Angelina Jolie ka bërë paraqitjen e parë pas raportimeve se ish-burri i saj, Brad Pitt, ka nisur romancë të re me armiken e saj Charlize Theron.
Aktorja e njohur hollivudiane është parë me djalin e saj Pax, pasi kishte dalë për të bërë pazar në Los Anxhelos, shkruan Daily Mail, përcjell Bota sot.
43-vjeçarja edhe këtë herë është shfaqur elegante dhe e finoke kokë e këmbë me një veshje bardhë e zi.
Jolie i dha fund martesës disa vjeçare me aktorin në vitin 2016, ndërsa në dhjetorin e kaluar, arriti një marrëveshje pas betejës së gjatë për kujdestarinë e fëmijëve./BS