Çiljeta Xhilaga tregon përse nuk del më në media: Ma kanë bërë jetën ferr!

Bota e Yjeve

Çiljeta Xhilaga tregon përse nuk del më në media: Ma kanë bërë jetën ferr!

Më: 24 janar 2019 Në ora: 12:00
Çiljeta Xhilaga

Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga ka qenë e ftuar mbrëmë në “Soiree”, ku emisioni ishte i gjithi për biondet.

Gjatë mbrëmjes Çiljeta tregoi se pse është tërhequr së fundmi nga mediat dhe daljet e pakta publike. Një ndër arsyet që e ka bërë këngëtaren e dashur për publikun shqiptar që të shkëputet nga të qenit në qendër të vëmendjes është mosha.

“Po, padyshim ka pasur vite kur më kanë bezdisur mediat. Ma kanë bërë jetën tmerr, ferr [qesh]. Nuk është se kam ndonjë kompleks por vjen edhe me moshë. Më mirë pak dhe saktë!”, u shpreh Xhilaga.

Ndërkohë kujtojmë se para disa javësh Çiljeta dhe portieri i Partizanit, Alban Hoxha u përfolën për ndarje pasi ai u pa duke flirtuar në një klub nate me një vajzë të panjohur.

Por fotot e saj në ambientet e Gjykatës ku shkoi për të mbështetur Albanin pas arrestimit për drejtim mjeti në gjendje të dehur, treguan se ata ende janë bashkë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat