Irina, të qenit nënë nuk ju pengon të jeni seksi

Bota e Yjeve

Irina, të qenit nënë nuk ju pengon të jeni seksi

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 07:07
Irina Shayk

Irina Shayk ka insistuar se pavarësisht se ajo është bërë nënë, vazhdon të jetë një modele seksi

Ajo u bë nënë në marsin e vitit 2017.

E përderisa Irina Shayk është e lumtur që është bërë nënë, ajo ka thënë se të qenit nënë nuk ka ndryshuar shumë pamjen e saj dhe po ashtu edhe stilin derisa ka bërë një intervistë për Glamour Magazine.

Image

Supermodelja 33 vjeçare ruse, e cila lindi vajzën Lea De Seine, me të dashurin e saj Bradley Cooper, ka thënë se ajo tani ndihet më seksi se sa ishte para se të bëhej nënë.

“Në këtë botë moderne, në shekullin 21, unë me të vërtetë besoj që nëse ju keni një bebe, kjo nuk do të thotë se ju duhet të vishni veshje me numër më të madh. Një nga shokët e mijë me shkroi ‘oh ju sapo postuat një foto seksi. E ju jeni nënë tani!”...

“Unë mandej them; ‘Çka tash’. Mendoj se kjo ka të bëj me atë kush jemi, kush dëshironi të jeni dhe në të vërtetë duhet të lidheni pas gjërave të juaja. Nuk besoj se kjo gjë ndryshon diçka pavarësisht asaj a jeni apo nuk jeni nënë”, ka thënë ajo për këtë revistë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat