Këngëtari shqiptar: Qava kur fitoi Dua Lipa, por mund të më injorojë…

Bota e Yjeve

Këngëtari shqiptar: Qava kur fitoi Dua Lipa, por mund të më injorojë…

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 15:29
Dua Lipa

Të gjithë u bëmë krenar kur këngëtarja e famshme, Dua Lipa, fitoi dy çmime të rëndësishme në “Grammy Awards”, të dielën e kaluar.

Por këngëtari shqiptar, Durim Morina, ka zbuluar së fundmi se ka derdhur lot gëzimi kur Dua mori dy çmimet.

Durimin e kanë pyetur fansat nëse ishte krenar për fitoret e këngëtares me origjinë shqiptare. “Normalisht që po. Kam bërtitur me aq fuqi sa kisha dhe lot më dolën nga gëzimi që fitoi Dua Lipa”, është përgjigjur ai.

Më pas, një tjetër ndjekës është treguar kurioz nëse e ka takuar Duan apo ajo e ka injoruar duke qenë se nuk është aq i famshëm.

“Kam folur me Duan disa herë. Por për sa kohë që nuk jam aq i famshëm, ajo më së shumti mund të më injorojë”, ka zbuluar Morina.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat