“Babai nuk i flet më”, guximi i Bebe Rexhës me “Last Hurrah” sjell pasoja dhe …

Bota e Yjeve

“Babai nuk i flet më”, guximi i Bebe Rexhës me “Last Hurrah” sjell pasoja dhe …

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 19:43
Bebe Rexha. (Foto ilustrim nga "Bota sot")

Kënga më e fundit e Bebe Rexhës quhet “Last Hurrah” dhe duket se është një prej klipeve më të nxehta dhe provokuese të këngëtares shqiptaro-amerikane.

Gjatë klipit, 29 vjeçarja puthet me femra e meshkuj gjatë një nate çmendurie, ku gjithashtu konsumohet drogë, cigare, alkool e më pas gjithçka i rikthehet normalitetit.

Duke i treguar sërish të gjithëve sa shume e do trupin e saj, Bebe ka guxuar të ekspozojë strijat në të pasme, të cilat shumë vajza i kanë kompleks. E teksa video ka bërë bujë në media, dhe kënga është pëlqyer, babai i Bebes mesa duket nuk u gëzua për suksesin e radhës të së bijës.

Image

Atij nuk i kanë pëlqyer aspak skenat në të cilën e ka Beben në klipin e ri. Vetë këngëtarja nëpërmjet një postimi në Twitter shkruan se i ati nuk I flet më pasi ka parë projektin e saj të ri “Last Hurrah”.

Image

Mesa duket për një baba shqiptar nuk është dhe aq e lehtë të përshtatet me modernitetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat