Reperja e njohur detyrohet të anuloj koncertin për këto arsye!

Bota e Yjeve

Reperja e njohur detyrohet të anuloj koncertin për këto arsye!

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 00:15
Nicki Minaj

Koncerti i Nicki Minaj në Slovaki i cili ishte paraparë që të mbahet këtë të premten është anuluar për shkak të disa çështjeve elektrike.

Sipas TMZ, ylli i hitit ‘Super Bass’ e cila aktualisht është në turneun e saj Europian ‘The Nicki Wrld Tour’ u detyrua që të anuloj shfaqjen e saj pas disa problemeve të mëdha me të cilat u ballafaquan ekipi i saj.

Sidoqoftë, Nicki nuk u ndalua që për disa orë të qëndronte në sallën ku ishte planifikuar koncerti për të takuar adhuruesit e saj të flakët.

Tremujori i katërt i koncertit të Nicki filloi në Mynih të Gjermanisë më 21 shkurt dhe ende ka 20 shfaqje të lancuara në turneun e saj evropian. 

Image

Reperja po planifikon një datë të re për koncertin në Sllovaki.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat