Ajo është një nga supermodelet më të famshme në botë.
Miranda Kerr, 35 vjeçe, dukej e pabesueshme kur modeloi një seri kërkimesh për një revistë të modës së lartë, për revistën Gritty Pretty, përcjellë "Bota Sot".
Ajo dukej bukur, duke veshur një bluzë gjysmë të thurur për një shkrepje të aparatit fotografik, duke u ndryshuar më pastaj me një kostum jeshil të modes së fundit.
Kujtojmë se, Miranda lindi djalin e saj të dytë, Hart, në maj 2018 me bashkëshortin e saj, themeluesin e Snapchat, Evan Spiegel, 28 vjeç.
Çifti u kurorëzua në një ceremoni ‘fshehtë’ në oborrin e shtëpisë së biznesmenit miliarder në zonën e Brentwood të Los Anxhelos në maj 2017, përpara vetëm 45 familjarëve dhe miqve.